Etna shpërthen përsëri

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në shpatin juglindor të Etnës është regjistruar një shpërthim i ri me një shatërvan të vërtetë llave dhe një koloni tymi 10 kilometra, thonë mediat vendase.

Hareja e pamjes spektakolare të vullkanit, tani po ia lë vendin shqetësimeve mbi këtë vazhdim të aktivitetit të tij.

Etna nuk ka reshtur së gjëmuari prej javësh, dhe reja e fundit vullkanike ka qenë kaq e madhe sa ka mbuluar komunitete të tëra, mbi të cilat vullkani ka lëshuar edhe hi e gurë.

Autoritetet kanë përgatitur një plan emergjence, i cili parashikon dhe reagimin në kohë rekord lidhur me transportin.

Shpërthimi i fundit madhor i vullkanit 3.200 metra të lartë ishte a i vitit 2002, që kërcënoi seriozisht qytetin e vogël  të Linguaglossa.

Etna është vullkani më aktiv i Evropës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor.

Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbën rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi.

Share This Article