ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE 54 seconds ago
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë! 3 minutes ago
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve 6 minutes ago
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët 8 minutes ago
Bonusi i fundvitit për pensionistët, qeveria rishikon buxhetin. Sa pritet të marrin të moshuarit në dhjetor 10 minutes ago
Next
Prev
Home Bota

Historia e trishtë e 8 Marsit, 129 gra u dogjën për së gjalli

albnews by albnews
8 March, 2021
in Bota
0
Historia e trishtë e 8 Marsit, 129 gra u dogjën për së gjalli
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Një legjendë shumë e famshme tregon se Festa e Gruas është vendosur si datë në vitin 1908, në kujtim të 129 punëtoreve të vdekura në zjarrin që ra në një fabrikë në Nju Jork, fabrika “Cotton”.

Në këtë kohë punëtoret kërkonin kushte më të mira pune dhe me 8 mars pronari i fabrikës bllokoi të gjitha daljet e stabilimentit, në të cilin shpërtheu zjarri dhe vrau shumë prej grave që punonin aty.

RelatedPosts

Kompania i kalon gabimisht 80 mijë euro punëtorit, ai nuk pranon t’i kthejë

Zbulon ar me vlerë 700,000 euro teksa gërmonte në kopshtin e tij

Shërbimi i inteligjencës austriake zbulon një depo armësh të lidhura me Hamasin në Vjenë

Por në të vërtetë bëhet fjalë vetëm për një rrëfenjë që lindi në vitet në vazhdim dhe u tregua sidomos gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Zyrtarisht Dita Ndërkombëtare e Gruas u vendos në Shtetet e Bashkuara më 28 shkurt të vitit 1909. E vendosi Partia Socialiste amerikane që atë ditë organizoi një manifestim të madh, në të cilin kërkohej e drejta e grave për të votuar.

Ky ishte një diskutim i hershëm, si në SHBA (janë të famshëm artikujt e socialistes Corinne Broën), si në Kongresin e VII Ndërkombëtar Socialsit (i mbajtur në Shtutgard në vitin 1907).

Demonstratave që kishin si qëllim votimin, shumë shpejt ju bashkuan edhe pretendime të tjera për të drejtat e grave. Nga nëntori i vitit 1908 deri në shkurt 1909 mijëra punëtore në Nju Jork hynë në grevë për ditë të tëra duke kërkuar rritjen e rrogës dhe përmirësim të kushteve të punës.

Në vitin 1910, Kongresi i VIII Ndërkombëtar Socialist propozoi për herë të parë vendosjen e një dite dedikuar grave.

Më 25 mars të vitit 1911 kupa u mbush: në fabrikën “Triangle” në Nju Jork shpërtheu një zjarr dhe 146 punonjëse (gra të reja emigrante), humbën jetën.

Mbase nga kjo ngjarje lindi edhe legjenda e fabrikës “Cotton”, shumë e ngjashme me të. Që nga ky moment manifestimet e grave u shumëfishuan. Në shumë vende, mes të cilëve edhe në Gjermani, Austri dhe Zvicër, lindi dita dedikuar grave.

Data 8 mars u shënua për herë të parë në histori si Festa e Gruas në vitin 1917, kur gratë e Shën Petërburgut dolën në shesh për të kërkuar fundin e luftës, duke i dhënë kështu jetë “Revolucionit rus të shkurtit”.

Ishte kjo ngjarje që frymëzoi delegatet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Grave Komuniste në Moskë të vendosnin datën 8 mars si, Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve.

Në vendet fqinjë me ne, në Itali, Festa e Gruas u përkujtua në vitin 1922 me të njëjtin kuptim politik dhe social. Gjithashtu në Shqipëri, 8 marsi është festuar herë si Dita e Gruas e herë si festa e Nënës.

Më shumë ka qenë kjo e fundit që ka mbizotëruar, ndërsa vitet e fundit, më shumë se një ditë ku gratë duhet të kujtojnë dhe kërkojnë të drejtat e tyre, 8 marsi është shndërruar në një manifestim femëror.

Fundja edhe kështu vlen, mjafton që të paktën një ditë në vit gratë të jenë në qendër të vëmendjes dhe të flitet për to./kultplus/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

Zbulohen dy shtëpi bari, arrestohet djali, procedohet nëna, babai në kërkim. Në pranga dhe dy punonjës të OSHEE

7 November, 2025
Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

Humbi të birin në aksidentin hekurudhor të Tempit, Prokuroria 10 ditë kohë shqiptarit: Ejani dëshmoni për autopsinë!

7 November, 2025
Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

Të dhënat për 2025/ Fondet për ndihmën ekonomike në nivelin më të ulët të 6 viteve

7 November, 2025
Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

Skandali te Onkologjiku/ Raporti i KLSH: Gjysma e barnave kundër kancerit nuk arrijnë te pacientët

7 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result