Një gol i Milan Skriniarit ka vendosur derbin e Serie A në mes të Interit dhe Atalantas. Ndeshja e luajtur të hënën mbrëma përfundoi 1:0 në të mirë të Interit.
Skriniar shënoi golin e vetëm në minutën e 54-t, pas asistimit të Alessandro Bastonit. Ashtu si pritej, Interi ka pasur telashe për të thyer Atalantan. Por goli i sllovakut e bëri dallimin. Fitorja e Interit është me shumë peshë në garën për titull të kampionit.
Pas xhiros së 26-të Interi udhëheq në tabelë me 62 pikë, gjashtë më shumë se Milani i vendit të dytë. Juventusi është i treti me 52 pikë kurse ka një ndeshje më pak të luajtur. Atalanta renditet e pesta me 49 pikë.
Ndeshje të mira te Atalanta kishte mbrojtësi Berat Gjimshiti. Ai fitoi shumë duele para se të zëvendësohej në minutën e 81-të.