Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me reagimet e tij në lidhje me punën e qeverisë Rama në këto 8 vite qeverisje.
Ditën e sotme nëpërmjet një postimi në Instastory Basha në fokus ka pas pagat e ulëta të qytetarëve shqiptarë.
Referuar një raporti të EUROSTAT, pagat në vendin tonë janë më të ulëtat në rajon.
“46 ditë deri më 25 prill, 100 dështimet e Ramës në 8 vite. Si janë pagat në Shqipëri, krahasuar me ato të rajonit? Përgjigja; ‘më të ulëtat’, sipas EUROSTAT”, shkruhet në postimin e kryedemokratit.