U fut në Kuvend para dy vitesh, deputetja Edlira Hyseni nuk është përfshirë në listën e Partisë Socialiste për zgjedhjet e 25 prillit.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Hyseni shkruan se këto dy vite në parlament është e kënaqur me veten dhe me punën që ka bërë.
Ndër të tjera ajo shkruan se e ka ndjerë sikur kishte me vete dhe të gjithë qytetarët që e mbështesin në kohë të ndryshme.
Në fund ajo shton se :E humbura s’jam unë!
Postimi i Hysenit:
Qe tju them se sjam e merzitur sot.. E kenaqur me veten, per punen e marr persiper, te cilen u perpoqa ta bej sa me mire kam ditur dhe kam mundur .. E privilegjuar nga mbeshtetja dhe vleresimi emocionues qe me keni dhene ne keto dy vite parlamentare, aq sa me keni bere te flas ne ate foltore qetesisht, sikur te ishim aty bashke..Me fat te kem ne krah nje familje qe krenohet.. Cte shtoj.. ? Me duket sikur e humbura sjam une.. Faleminderit nga zemra!