Pika e kalimit kufitar Kapshticë mbetet e mbyllur deri më 22 mars

albnews
By
1 Min Read

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njofton sot se Pika e Kalimit Kufitar Kapshticë do të qëndrojë e mbyllur deri më datë 22 mars 2021.

“Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur”, thekson MEPJ.

“Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash)”, shton MEPJ.

MEPJ nënvizon se, “mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë”.

Share This Article