Meteoriti që ndriçoi qiellin e Britanisë së Madhe dhe pjesën veriore të Evropës muajin e kaluar, u gjet. Atë e gjetën shkencëtarë britanik të cilët thonë se meteorit si ky nuk ka rënë kurrë më parë në këtë vend deri më tani. Copat e topit të zjarrit u gjeten në Winchcombe në Gloucestershire, dhe tani ndodhen nën kujdesin e shkencëtarëve. Ky meteorit i cili tani njihet si meteoriti i Winchcombe, është i një lloji shumë të rrallë, të quajtur kondrit karboni.
Sipas shkencëtarëve, ky lloj njihet se ka përmbajtje organike dhe aminoacide. Ata thonë se ai është në gjendje të mirë dhe se mund të krahasohet me mostra të tjera të marrura nga misione në Gjithësi. Nga rruga të cilin meteoriti e bëri si top i zjarrtë deri në Tokë, mbijetoi 300 gr e tij/
Sipas të dhënave për meteoritët, nga ta ekzistojnë afro 65 mijë meteorit të njohur në Tokë. Vetëm 1 mijë e 206 prej tyre kanë rënë, dhe prej tyre vetëm 51 janë me përbërje kondrit karboni. Shkencëtarët janë optimist se falë tij do të sigurojnë përgjigje që lidhen me pyetjet rreth historisë së hershme të sistemit diellor dhe jetës në tokë.