Varianti britanik i COVID, sipas një studimi, ka rezultuar se nga 30 deri në 100 për qind më vdekjeprurës sesa llojet e mëparshme.
Në një studim që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar të infektuar me variantin e njohur si B.1.1.7 me ata të infektuar me variante të tjera, shkencëtarët thanë se lloji i ri kishte vdekshmëri “dukshëm më të lartë”.
Botuar në British Medical Journal, studimi në Mbretërinë e Bashkuar zbuloi se ky variant i COVID shkaktoi 227 vdekje në një grup prej 54,906 pacientëve të infektuar, krahasuar me 141 midis të njëjtit numër pacientësh të infektuar me variante të tjera.
“Së bashku me aftësinë e tij për t’u përhapur me shpejtësi, kjo e bën B.1.1.7 një kërcënim që duhet të merret seriozisht,” tha Robert Challen, një studiues në Universitetin Exeter i cili bashkë-drejtoi kërkimin.
B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në qarkun Anglez të Kent në Shtator 2020 dhe që atëherë është bërë lloji dominues në Mbretërinë e Bashkuar.