Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka cilësuar si opozitë, kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Rama ka refuzuar të flasë për vizitën e Kurtit ditë më parë në Shqipëri në përkrahje të tre kandidatëve të VV-së për deputetë. Ai ka thënë se thjesht kanë pasur një “drekë të shkëlqyeshme”.
“S’dua të hyj në këtë diskutim. Dreka shkoi shkëlqyeshëm. Hëngra drekë me opozitën. Opozitë pra meqë thatë që erdhi në fushatë. Me Lulin nuk bëra drekë, e hëngra me Albinin. Në njëfarë mënyre hëngra drekë me opozitën, gjë që shkoi shumë mirë”, ka thënë ai në “News 24”.
Lëvizja Vetëvendosje po garon në zgjedhjet në Shqipëri për herë të parë.
Në ato zgjedhje, VV-ja hyn pas fitores bindëse në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit, ku mori më shumë se 50 për qind.