Një tërmet me magnitudë 4.6 shkallë Rihter, me epiqendër në afërsi të Gostivarit në Maqedoninë e Veriut, është regjistruar të premten në mbrëmje.
Siç raportojnë faqet e specializuara për matjen e lëkundjeve të tokës, tërmeti është përcjellë me disa lëkundje më të lehta.
S’raportohet për dëme materiale apo në njerëz.
Dridhjet janë ndier edhe në Kosovë e Shqipëri.