Teksa nisi sot vaksinimi i mësuesve, pas bluzave të bardha e të moshuarve mbi 80 vjeç, kryeministri u shpreh se pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve.
“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve”.