Barazon Atletico

albnews
By
1 Min Read

Atletico Madridi nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola ndaj Getafes në udhëtim, në kuadër të javës së 27-të në La Liga.

Ekipi i Simeones u përpoq mjaft shumë të shënonte, por nuk ia doli të thyente mbrojtjen e çeliktë të vendasve.

Madje, Atletico Madridi ishte me një lojtar më shumë prej minutës së 70-të kur Nyom u ndëshkua me të kuq direkt.

Me këtë barazim, Atletico Madridi shkon në kuotën e 63 pikëve, gjashtë më shumë se Real Madridi dhe shtatë më shumë se Barcelona, që e luan të hënën ndeshjen ndaj Huescas.

Share This Article