Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, ka thënë se është munduar të vë kontakt me qeverinë e Koresë së Veriu që nga shkurti, por ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje.
Washingtoni është munduar të arrijë Pyeongyangun në mënyra të ndryshme për të parandaluar eskalimin e tensioneve, kanë njoftuar zyrtarët.
SHBA-ja dhe Koreja e Veriut vazhdojnë të kenë mosmarrëveshje në lidhje me programin nuklear dhe balistik të Koresë së Veriut.
Tri takimet e kaluara mes Donald Trumpit dhe Kim Jong-unit të Koresë së Veriut sollën pak sukses.