Me rastin e 20 vjetorit të fillimit të luftës së vitit 2001 në anën e Tetovës, Këshilli organizativ, Shoqata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe familjet e dëshmorëve nga pamundësia për të shënuar këtë ditë si vitet e kaluara, për shkak të Pandemisë COVID-19, bënë homazhe tek vendrephja e dëshmorëve nën Kalanë në fshatin Sellcë.
I kujtojmë me mburje dhe krenari ata që ranë për të mos vdekur kurrë. Qoftë i përrjetshëm kujtimi për dëshmorët dhe ata që dhanë jetën për liri. Paqja sjell frytet e tokës së ujitur me gjak prandaj gjurmët e saj nuk humben kurrë.