Partia Demokratike në një deklaratë për media i është përgjigjur kryeministrit Rama dhe premtimeve që ai ka bërë gjatë ditës së sotme.
Zëdhënësja e PD-së, Floriana Garo në deklaratën për media ka thënë se Partia Demokratike do të punojë për fillimin e procesit më të rëndësishëm për Shqipërinë, anëtarësimin në BE.
Fjalimi i plotë:
“Kryeministri nё largim, pas 8 viteve dёshtime, sёrish iu drejtua shqiptarёve me premtime boshe. Edhe vetё Rama nuk i beson mё vetes sё tij dhe atyre qe thote.
Çdo shqiptar e ka të qartë se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs.
Te gjithë shqiptarët e kanë të qartë që vendi ynë nuk mund të vazhdojë kështu.
Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithë qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojnë për ndryshimin, për shpresën, për një te ardhme më të mirë për Shqipërinë.
Ne do të fillojmë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anëtarësimin në Bashkimin Europian. Do të marrë kohë, por ne do ta bëjmë realitet.
Ёshtё koha pёr ndryshim. Sёbashku ne do tё sjellim ndryshimin dhe Shqipёria do tё fitojё.“