British Airways ka përgatitur planin e pasaportës së vaksinimit ndaj koronavirusit, për të ndihmuar njerzit që të udhëtojnë lehtësisht jashtë vendit, në mes të optimizmit të qeverisë britanike se vendi do të kthehet në normalitet deri në berë. Linja ajrore ka në plan të lejojë klientët që kanë bërë të duja vaksinat të regjistrojnë statusin e tyre duke future të dhënat e vaksinimit në aplikacionin spartphone.
Shefi ekzekutiv Sean Doyle deklaroi se: Për ne është mjaft e thjeshtë, unë mendoj se njerëzit që janë vaksinuar të jenë në gjendje të udhëtojnë pa kufizime, ndërsa ata që nuk janë vaksinuar të udhëtojnë përmes një testi të virusit me rezultat negativ.


Ai tha se do të mbështesë suksesin e Britanisë në shpërndarjen e vaksinave, duke udhëhequr botën me pasaporta vaksinash.
Industria e udhëtimeve në Britani ka pësuar një vit shkatërrues, me kompaninë mëmë BA IAG që raporton një humbje prej 6.7 miliardë paund në vitin 2020. Sipas rregullave në fuqi, udhëtimet e huaja nuk do të lejohen deri më 17 maj. Mendohet se sistemi i pasaportave të BA do të jetë gati në kohë për ndryshimin e rregullit të qeverisë.
British Airëays bëri njoftimin pasi ish këshilltari i qeverisë Neil Ferguson – i njohur si ‘Profesori i Lockdown’ tha se ai ishte 80 për qind i sigurt që sëmundja do të ishte në nivele shumë të ulëta brenda disa muajsh.