Presidenti Ilir Meta nuk ka bërë aspak rolin e spektatorit ndaj shqyrtimit të nisur në Komisionin Parlamentar të Ligjeve të kërkesës së 55 deputetëve për shkarkimin e tij, dhe hapit tjetër për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Hetimor.
Presidenca e vijoi letërkëmbimin faktmbledhës me KQZ me një letër të dytë në adresë të Klement Zgurit në thelbin e të cilës është mënyra si u zëvendësuan vendet e lëna bosh në parlament nga opozita. Letra që mban firmën e sekretarit të përgjithshëm të presidencës Ornela Zonja ka dy kërkesa:
“Praktikën shkresore të administruar në KQZ, për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvend, për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit për çdo deputet, ku përfshihet kopja e njoftimit të kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.
Kopje të vendimeve të KQZ për dhënien e mandatit kandidatit të radhës në listën shumë emërore për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri më tani në Kuvendin e Shqipërisë”
Të dyja këto letra kanë ngritur disa pyetjen përse presidenti pikërisht tani e jo më parë kërkon të tilla informacione për Kuvendin? A do të shpërndajë presidenti Kuvendin në shenjë hakmarrje ndaj maxhorancës që kërkon shkarkimin?
Apo presidenti ka nisur hartimin e një strategjie mbrojtje kur të ftohet për të dëshmuar në komisionin parlamentar të ligjeve dhe komisionin e posaçëm hetimor që do të shqyrtojnë shkarkimin? Këto pyetje do të marrin përgjigje në ditët në vijim. Lufta, kryeministri, parlament me presidencën sapo ka nisur.