Manchester City kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Manchester City ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra angleze e ka mposhtur Borussia Moenchengladbachun edhe në ndeshjen e kthimit me shifrat 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm prej 4:0 ka kaluar tutje.

Kevin De Bruyne me një gol të bukur e kalon Cityn në epërsi në minutën e 13-të. Golin e dytë për ekipin e trajnerin Pep Guardiola e shënoi Ilkay Gundogan në minutën e 18-të, gol që doli të jetë i fundit.

Të dyja ndeshjet mes Manchester Cityt dhe B. Moenchengladbachiut u zhvilluan në Budapest të Hungarisë, shkaku i situatës me pandeminë. Man City është ekipi i dytë anglez që kalon në çerekfinale pas Liverpoolit.

Share This Article