ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video) 10 hours ago
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama 10 hours ago
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi 10 hours ago
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona 10 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 10 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Shaqir Shabani Doctor Honoris Causa – Ambasador i Artë – Misionar Paqeje

albnews by albnews
18 March, 2021
in Albania, Kosova
0
Shaqir Shabani Doctor Honoris Causa – Ambasador i Artë – Misionar Paqeje
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Lavdi jetës dhe veprës së Tij i cili tërë jetën ia kushtoi Çështjes Kombëtare!

Shaqir Shabani u lind më 18 korrik 1944 në Gjylekar, Kosovë, fshat i njohur tani me emrin Skifteraj. Pas pjesëmarrjes në demonstratat e vitit 1968 në Ferizaj, Shaqiri vendosi të shkojë në Shqipëri me qëllimin fisnik për një organizim të mirëfilltë për çlirimin e Kosovës, por, me të hyrë në Shqipëri, u përmbysën të gjitha shpresat dhe iluzionet mbi Shqipërinë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri përfundoi në burg për 11 muaj dhe u internua për 13 muaj, dhe menjëherë pas lirimit të tij u kthye në Kosovë pranë familjes së tij.

RelatedPosts

FOTO/ Atentat në Rinas, vritet krahu i djathtë i Emiljano Shullazit

EMRI/ U prangos, u vra dhe u dogj në makinë, trupi i gjetur në Greqi i përket të riut nga Tepelena

3 vrasje në një ditë, ministrja Koçiu: Nuk kemi çfarë të bëjmë, janë ngjarje mafioze

Ishte shpërngulur në Ferizaj për të qëndruar më afër intelektualëve atdhetare. Në periudhën 1970-1980 ishte në lëvizje të përhershme duke menduar dhe vepruar në forma të ndryshme legale dhe ilegale në ndërtimin e një strategjie për t’iu kundërvënë regjimit komunist që drejtonte Kosovën. Vazhdoi shkollën e mesme administrativo-juridike në Mitrovicë dhe përfundoi me regjistrimin e Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës.

Për herë të dytë, Shaqiri detyrohet të ikë, të arratiset dhe të vendoset në Zvicër më 1978. Veprimtaria e tij në fillim përqendrohej në formimin e klubeve shqiptare dhe organizimin e aktiviteteve kulturore dhe kombëtare shqiptare. Kontributet e Shaqirit në këto aktivitete ishin kolosale, duke filluar nga ato financiare, i cili shkriu tërë pasurinë në dobi të çështjes kombëtare dhe për çlirimin e Kosovës Dardane.

Në vitin 1985. I detyruar nga rrethanat, Shaqiri emigroi në Francë për të kërkuar strehim politik, të cilin e fitoi shumë shpejt. Dhe menjëherë themeloi Shoqatën Kulturore “Rugova” përmes të cilës zhvilloi aktivitete të shumta bamirësie kulturore dhe diplomatike për lobim të Kosovës. Më vonë themeloi nëndegën dhe ka qen në krye të degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Francë . Ai ka zhvilluar një veprimtari të ngjeshur brenda strukturave të LDK dhe njihet si një simpatizant i flaktë dhe militant i guximshëm.

Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova e ka nderuar Shaqir Shabanin me Urdhrin e Lartë të Skënderbeut, për lobim dhe kontributin e veçantë për liri dhe pavarësinë e Kosovës.

Në vitin 2015 kryetari i Ferizaj, Z. Muharrem Sfarqa i dha një mirënjohje për kontributin e tij për Kosovën dhe kombin shqiptar si një shembull që duhet ndjekur.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, gjatë vizitës në Francë ku morri pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Mobilitetit të Qëndrueshëm 2030, ka takuar edhe aktivistin e dalluar të Kosovës në Francë z. Shaqir Shabani, të cilin për kontributin e dhënë në përpjekjet për pavarësi të Kosovës e ka nderuar me mirënjohje të veqantë. “Baca Shaqë gjithë jetën e vetë kontriboi për lirinë dhe demokracinë e Kosovës, dhe për këtë kam nderin që në emër të institucioneve komunale ta nderoj me këtë mirënjohje të vecantë”, u shpreh kryetari Sokol Haliti.

Shaqir Shabani, përmes mbështetjes që u ka dhënë mërgimtarëve , të cilët si pasojë e dhunës së okupatorit serb kishin ikur në Francë, pastaj për lobimin e çështjes së Kosovës në institucione dhe mekanizma të ndryshëm në Francë e Zvicër si dhe aktivitete të tjera, ka lënë gjurmë të pa shlyera në përpjekjet gjithë popullore për liri e pavarësi. Shaqir Shabani, i cili si përndjekur politik nga viti 1985 jeton në Francë, ishte themelues i Shoqatës kulturore “Rugova”, si dhe themelues i shkollave për mësim në gjuhën shqipe në shumë qytete të Francës. Ai pos aktiviteteve tjera në mbështetetje të mijëra mërgimtarëve për sistemim në Francë si dhe inicimin e shumë aksioneve humanitare ndihmë vendlindjes, ka qenë ura lidhëse mes institucioneve të Kosovës si para ashtu edhe pas luftës me institucionet franceze dhe zvicerane. Krahas shumë çmimeve dhe mirënjohjeve të pranuara nga institucionet e Kosovës, për gjithë këtë kontribut është nderuar edhe me çmimin prestigjios ndërkombëtar për paqe dhe humanizëm “ Richard Holbrook”.

Shaqiri ka një arkiv të pasur ku njeriu mund të gjejë qindra letra dërguar diplomatëve të huaj dhe ndërkombëtarë të shteteve të fuqishme. Ndër të tjera duhet theksuar komunikimi me letra dhe me presidentë të shteteve të fuqishme si me Klinton, Bler Sarkozy, Deputet dhe senator në Francë dhe me Euro-deputet në parlamentin Evropian dhe personalitet nga Konfederata Helvetike.

Pra, ai ishte një intelektual i shquar i përmasave ndërkombëtare, një aktivist i rrallë që punoj plot pasion për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kudo në botë, një bamirës që nuk kursehet për mbështetjen e shtresave shoqërore në nevojë, një personalitet që nxit arsimimin dhe edukimin e brezave të rinj me kulturën tradicionaleve të vendeve të tyre dhe me kulturën e paqes. Ishte vlerësuar nga Federata e drejtave të njeriut dhe Amnistia ndërkombëtare në Paris.

Shaqir Shabani ishte një misionar paqeje i lindur, ishte dhe mbetet një legjendë e gjallë në shërbim të paqes sociale ndërkomunitare. Pikërisht për vlerat e tij të padiskutueshme, si personalitet që punoj për paqen botërore, Organizata

Ndërkombëtare Diplomatic Mission Peace and Prosperity, akredituar në UN, USA, EU, etj., e nderoi me titullin Misionar Paqeje 2015 dhe Anëtar Nderi i strukturave të saj botërore. Dr. Shaqir Shabani Doctor Honoris Causa dhe Ambasador i Artë. Misionar Paqeje, Legjenda e Gjallë e Misioneve të Paqes!…

Lavdi jetës dhe veprës së Tij, i cili tërë jetën ia kushtoi Çështjes Kombëtare

Me nderime dhe respekt nga familja Shaqir SHABANI në Kosovë, Francë dhe Zvicër.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

Të paktën tetë të vdekur pas shpërthimit të një makine pranë Fortesës së Kuqe në Delhi (video)

11 November, 2025
Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

Trump kërcënon BBC-në me veprime ligjore për redaktimin e fjalimit në Panorama

11 November, 2025
Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

Bleta e re ‘Lucifer’ me brirë të ngjashëm me djallin gjendet në Australi

11 November, 2025
Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

Policia indiane po shqyrton ‘të gjitha mundësitë’ pas shpërthimit në Delhi që vret tetë persona

11 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result