Tre persona kanë humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë, pasi zjarri ka përfshirë një një ndërtesë në Paris në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Zjarri u raportua rreth orës 05:00 me orën lokale dhe u deshën gati katër orë për 200 zjarrfikës për ta sjellë nën kontroll situatën. Deri në orën 08:45, zjarri akoma nuk ishte shuar plotësisht.
Gjithsej 27 persona u trajtuan për probleme asfiksie nga tymi, thanë shërbimet e shpëtimit. Sipas emergjencave, zjarri është përhapur shpejt në boshtin e ashensorit të ndërtesës në rrugën 7 “Rue de Nemours”, e ndërtuar në vitet 1970.