Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar që të lirohet ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia.
Sipas demokratit nesër në qelinë ku qëndron Spahia, duket të burgohet Rama, Velaij, Sandër Lleshi dhe Damian Gjiknuri, që sipas tij e kthyen Shqipërinë në Kolumbi.
“Kjo Qeveri është një makineri ferri e destinuar të shkatërrojë çdo parim e moral!
Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka Shtet! Me Edi Ramën Kryeministër Shqipëria nuk ka prosperitet! Me Edi Ramën Kryeministër nuk ka integrim në BE!
Nuk ka shtetrrethim që shpëton një Qeveri të tillë, ndaj sa jemi ende në kohë, të vijojmë betejën tonë për Shqipërinë europiane. Nesër në qelinë ku qëndron Bardh Spahia, duhet të burgoset Edi Rama, Erion Veliaj, Sandër Lleshi, Damian Gjiknuri e të gjithë ata të cilët e kthyen Shqipërinë në Kolumbinë e Europës. #LironiBardhSpahinë”, thekson Këlliçi.