Është mbyllur me barazim 1:1 ndeshja mes Valladolidit dhe Sevillas e vlefshme për xhiron e 28-të në La Liga.
Sevilla ishte në disavantazh deri në fund të ndeshjes, kur u shënua goli i barazimit.
Por, ky gol ishte edhe më special, pasi u shënua nga portieri Bono në sekondat e fundit të ndeshjes.
Bono kishte shkuar përpara për ta ndihmuar ekipin të barazojë dhe pas një tollovie të krijuar arriti të dërgonte topin në rrjetë.