30 të vdekur dhe 457 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë këto rezultate kanë dalë nga 1.682 testime të bëra.
Ndërkaq 700 pacientë janë regjistruar si të shëruar nga COVID-19.
Që nga fillimi i pandemisë, 119.828 persona janë infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut, 3.503 pacientë kanë vdekur dhe 101.474 janë shëruar.