Kryeministri i zgjedhur, Albin Kurti, sot do të pranojë detyrën nga tashmë ish-kryeministri Avdullah Hoti.
Siç ka mësuar KOHA, pranim-dorëzimi i detyrës do të bëhet në orën 10:00.
Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër. Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.
Kurti ishte kryeministër edhe më 2020, nga shkurti deri në qershor, kur u pasua nga Hoti.
Ndërkohë, Hoti ka paralajmëruar se do të marrë pjesë në ceremoninë e pranim-dorëzimit të detyrës dhe se do ta njoftojë Kurtin me gjitha punët që sipas tij janë bërë apo kanë ngelur në gjysmë.