ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike 3 hours ago
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së 3 hours ago
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut 3 hours ago
Titujt e Gazetave në UK 3 hours ago
Shërbesa e Krishtlindjeve e Catherine do të përfshijë yje, përfshirë Kate Winslet 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz

Komisionerja Gabriel vlerëson planin e Bashës: Iniciativa me aleancat universitare, një nga më të rëndësishmet

albnews by albnews
23 March, 2021
in Show - Biz
0
Komisionerja Gabriel vlerëson planin e Bashës: Iniciativa me aleancat universitare, një nga më të rëndësishmet
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sot ka zhvilluar një tryezë diskutimi me Komisioneren e BE, Mariya Gabriel dhe përfaqësues të Universitetit Modul të Vjenës.

Ndër të tjera Komisionerja Gabriel, ka thënë se Arsimi kërkon një qasje vizionare dhe bashkëpunim më të thellë në nivelin europian.

RelatedPosts

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Titujt e Gazetave në UK

Studimi/ Burrat duhet të bëjnë dyfish më shumë ushtrime se gratë për të mbrojtur zemrën

Nderkohë ajo është ndalur tek plani i PD-së për Arsimin duke thënë se iniciativa me aleancat universitare është një nga më të rëndësishmet.

“Të gjithë e dini se çfarë dua të them, por për ne, kjo iniciativë me aleancat universitare, është një nga më të rëndësishmet, nëse dëshironi të arrini fushën arsimore evropiane. Kështu që, unë vetëm mund të inkurajoj bashkëpunimin, krijimin e një platforme të përbashkët për shkëmbim midis universiteteve në Shqipëri dhe universiteteve si ju sot, sepse ky është një sinjal shumë i fortë. Unë do të doja të përmend këtu rëndësinë e një sektori tjetër. Dhe unë po flas këtu për arsimin dhe aftësimin profesional. Ne të gjithë e dimë që do të ketë nevojë për njerëz me këto aftësi, ne duhet të riaftësojmë dhe tu përmirësojmë aftësitë disa prej tyre, kështu që unë mendoj se këtu do të vazhdojnë në njërën anë tashmë veprimet tona për të mbështetur sektorin, por ajo që është e mirë është patjetër forcimi i kësaj gjëje.

Më lejoni vetëm këtu të përmend që me buxhetin e ri të programit tonë, Erasmus +, 26 miliardë Euro për periudhën e ardhshme, do të ketë shumë më shumë mundësi për këtë dhe natyrisht kjo do të thotë më shumë mundësi për Shqipërinë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor. Pra, për ne, kjo pyetje është absolutisht e rëndësishme. Ajo që është e mirë është që ne duhet të vazhdojmë të mbështesim të rinjtë tanë, të cilët kanë lënë arsimin dhe janë joaktivë. Ne gjithashtu duhet të mendojmë për ta sepse gjithmonë flasim për talentet tona, mendjet tona të ndritshme, por duhet të respektojmë vërtet ato që po themi kur i referohemi “Askush nuk mbetet pas”. Pra, kjo do të thotë që nga ana jonë me ndihmën tonë para anëtarësimit, do të mbështesim skemat e garantimit të të rinjve në Ballkanin Perëndimor dhe ne po punojmë gjithnjë e më shumë me Komisioner Schmit mbi këtë.

Elementi i dytë, është e rëndësishme të dini se studiuesit nga Ballkani Perëndimor janë tashmë të integruar mirë në komunitetin shkencor evropian. Dhe këtu do të doja të inkurajoja të gjithë Universitetet Shqiptare, studiuesit, ndërmarrjet, organizatat kërkimore, për të rritur përfshirjen e tyre në Programin tonë Primar Evropian për Trajnimin dhe Zhvillimin e Karrierës së Studiuesve. Duke filluar tashmë këtë vit, në 2021, Programi i parë i Punës Horizont do të përfshijë masa konkrete për Ballkanin Perëndimor, për të nxitur bashkëpunimin dhe për të forcuar kapacitetet e Institucioneve Kërkimore në rajon.

Më në fund, përpjekjet tona do të jenë të suksesshme vetëm kur Evropa mund të përfitojë nga potenciali i të gjithë talenteve të saj. Kjo është arsyeja pse duhet të nxisim edhe barazinë gjinore në arsim, kërkim dhe inovacion.

Në Shqipëri, shifrat paraprake tregojnë në të vërtetë një përqindje shumë më të lartë të grave në mesin e të diplomuarve të doktoratës mbi 16% dhe shkallën më të lartë të rritjes në të gjitha vendet anëtare dhe vendet e treta në vitet e fundit, gjë e cila është shumë inkurajuese. Dhe unë mendoj se në këtë rast mund të ndaj iniciativën time të fundit, ajo është Women Tech EU, ajo që ne do të dëshironim është të mbështesim kompanitë e menaxhuara nga femra, duke siguruar këshillime, dhe trainime gjithashtu. Kështu që, mendoj se kur flasim për mënyrën se si të shtyjmë të rinjtë për t’u dhënë atyre mundësinë të zgjedhin të qëndrojnë në vendin e tyre, sigurisht që është ajo mundësi që u jepet nga teknologjitë e reja. Kjo është arsyeja pse unë insistova në këto shembuj. Kështu që, Zonja dhe zotërinj, unë do të doja të them përsëri se shumë politika të suksesshme kërkojnë një kuptim të mirë të sfidave dhe gatishmërinë për të vepruar me vendosmëri.

Dhe unë mendoj se kjo është pikërisht ajo që ne shohim sot me këtë ngjarje. Sfidat aktuale kërkojnë një investim të fortë në njohuri si një parakusht strategjik për suksesin ekonomik dhe shoqëror. Kështu që Komisioni Evropian është këtu për t’ju ndihmuar, për të mbështetur Shqipërinë, rajonet e Ballkanit Perëndimor. Nga ana ime ju siguroj që, ne do të përdorim të gjitha mjetet dhe iniciativat në dispozicion përfshirë agjendën e ardhshme – Agjenda e Ballkanit Perëndimor në Inovacion/Zhvillim e sipër, Kërkim Shkencor, Kulturë, Arsim dhe Rini për të avancuar bashkëpunimin tonë dhe për të rritur rimëkëmbjen socio-ekonomike dhe konvergjencën me BE”, ka thënë ajo. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

Ndihmë franceze, Algjeria liron romancierin e burgosur në qendër të krizës diplomatike

13 November, 2025
Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

Trump nënshkruan projektligjin e shpenzimeve për t’i dhënë fund mbylljes më të gjatë në historinë e SHBA-së

13 November, 2025
Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

Centrali i parë i vogël bërthamor i Mbretërisë së Bashkuar do të ndërtohet në Uellsin e Veriut

13 November, 2025
Titujt e Gazetave në UK

Titujt e Gazetave në UK

13 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result