• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Monday, June 9, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
New York Times: Vaksina AstraZeneca është e sigurt

New York Times: Vaksina AstraZeneca është e sigurt

by albnews
23 March, 2021
in Bota
0
2
VIEWS

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), konfirmoi të enjten e kaluar se vaksina e Oksford-AstraZeneca kundër Covid-19 është e sigurt. Në disa aspekte, ky nuk duhet të ishte një lajm, pasi kjo vaksinë kishte marrë më herët miratimin e EMA dhe rreth 20 milion njerëz në Evropë kanë marrë tashmë dozat e saj, kryesisht pa ndonjë problem.

Por në fillim të javës që kaloi, disa vende evropiane pezulluan përkohësisht vaksinimet me të për shkak të shqetësimeve se ajo mund të shkaktojë mpiksje të gjakut. Tani që rregullatorët kanë ripohuar sigurinë e vaksinës AstraZeneca, ne duhet të adresojmë sfidën tjetër kryesore:rikthimin e besimit të qytetarëve tek ajo.

Megjithëse vaksinës i është dhënë drita jeshile zyrtare, rreziqet e raportuara në media, dhe pezullimet e përkohshme kanë shtuar shqetësimin dhe hezitimin. Nga 20 milion njerëz që kanë marrë vaksinën AstraZeneca në Evropë, 25 njerëz zhvilluan mpiksjen e gjakut pas vaksinimit.

Shkalla e mpiksjes së gjakut që do të ndodhte normalisht midis njerëzve të pa vaksinuar është në fakt shumë më e lartë. Por duke pasur parasysh risinë e vaksinës, çdo efekt anësor i raportuar po shqyrtohet me kujdes. Dhje kjo është një gjë e mirë.

Por në vend se të trembemi, ne duhet të sigurohemi se po funksionon sistemi i sigurisë. Dhe kjo nuk është mënyra se si u pritën zhvillimet e javës së kaluar. Kur shumë vende të Evropës pezulluan përkohësisht vaksinimin me AztraZeneca, ky veprim shkaktoi ankth në të gjithë botën.

Një sondazh i botuar javën e kaluar zbuloi se vetëm 20 për qind e njerëzve në Francë – një vend me një nivel të lartë hezitimi ndaj vaksinave – i besojnë vaksinës së AstraZeneca. Tajlanda dhe Indonezia, pezulluan përkohësisht përdorimin e saj, ndërsa EMA shqyrtoi efektet anësore të raportuara.

Edhe Republika Demokratike e Kongos, shtyu blerjen e vaksinës AstraZeneca, për shkak të shqetësimeve të raportuar mbi mpiksjen e gjakut. Edhe Kameruni bëri të njëjtën gjë. Ky është një lajm i keq. Vaksina e AstraZeneca, do të jetë thelbësore për vendosjen e Evropës në rrugën e rimëkëmbjes, teksa aktualisht po përballet me një valë të tretë të infeksioneve.

Ajo është gjithashtu thelbësore për COVAX, struktura globale që po synon të sigurojë qasjen e vendeve me të ardhura të ulëta dhe të mesme tek vaksinat Covid-19. AstraZeneca dhe partneri i saj Instituti Serum në Indi, janë ofruesit më të mëdhenj të vaksinave për nismën COVAX, që synon të ndihmojë 142 vende.

Por shpërndarja e vaksinave nuk do të jetë e mjaftueshme në rast se nuk u besohet këtyre vaksinave. Ne jemi vetëm në fillimin e vaksinimit të shumë njerëzve. Është pothuajse e pashmangshme që midis miliona të vaksinuarve të shfaqen rreziqe të reja.

Në botën tonë të shumë të ndërlidhur dhe të pasigurt, një rrezik i perceptuar në një vend mund të amplifikohet lehtësisht me pasoja potencialisht fatale në gjysmën e botës. Dhe kjo është pikërisht ajo që po ndodh tani. Çfarë duhet të bëhet në këtë situatë?

E vërteta është se nuk ka ndonjë rrugë të lehtë. Besimi tek vaksinat varet nga disa faktorë. Ata që kanë besim të ulët tek vaksinat kanë arsyet e tyre. Disa prej tyre burojnë nga mosbesimi historik, bazuar në mungesën e transparencës apo proceseve jo–etike në testet e mëparshme mjekësore(si çështja Trovan në Nigeri apo studimi Tuskegee në Alabama).

Ndërkohë, disa njerëz janë ndjerë të paragjykuar apo të keqtrajtuar gjatë vizitave në spitale apo kanë dëgjuar për një efekt anësor të vaksinës, duke i bërë ata të jenë të kujdesshëm. Ndonjëherë mosbesimi nuk ka të bëjë drejtpërsëdrejti me vaksinën, por shkaktohet nga mungesa e besimit tek autoritetet lokale ose institucionet globale.

Titujt bombastikë në media mbi efekteve anësore dhe pezullimet e vaksinimeve, vetëm sa do të shtojnë dyshimet e skeptikëve. Por besimi i publikut nuk ka të bëjë vetëm me besimin tek siguria e vaksinave, por edhe me besimin tek ata që financojnë, prodhojnë dhe shpërndajnë vaksinat, si dhe tek qeveritë dhe organet ndërkombëtare që i miratojnë dhe rekomandojnë ato.

Besimi përcaktohet shpesh nga dy faktorë:besimi tek aftësia e një individi apo një institucioni për të bërë atë që premton, dhe besimi në motivin e tyre. Ne kemi nevojë të ndërtojmëbesimin e publikut tek të dyja. Këtë muaj, Banka Botërore publikoi ​​një raport mbi disponueshmërinë e vaksinave Covid-19 në vendet e botës.

Të dhënat ishin shqetësuese:Në 128 vendet e analizuara, vetëm 30 për qind e tyre kishin plane për të trajnuar stafin që do të injektojë vaksinat e reja,dhe vetëm 27 për qind kishin strategji të mobilizimit social për t’i motivuar njerëzit të vaksinohen.

Ky është një zbulim tronditës, duke pasur parasysh kohën e madhe që ka kaluar që kur janë shfaqur këto vaksina. Planifikimi dhe investimet në komunikimin publik, duhet të kishin filluar që ditën kur qeveritë filluan të nënshkruanin marrëveshjet paraprake të blerjes së vaksinave.

Trajnimi i vaksinuesve dhe ndërtimi i besimit të tyre është shumë thelbësor. Pasi janë ata që ndërveprojnë direkt me publikun, që qetësojnë ankthet e tyre dhe u përgjigjen pyetjeve. Trajnimi i tyre duhet të shkojë përtej aspektit të logjistikës se si të administrohet vaksina.

Ata duhet të jenë të përgatitur t’u përgjigjen pyetjeve të ndryshme, përfshirë ato në lidhje me sigurinë e vaksinave. Ndërsa nevojitet një koherencë më e gjerë në raportimin e fakteve të përditësuara rreth vaksinave Covid-19, duhet të ekzistojë hapësira që njerëzit të bëjnë pyetjet e tyre dhe të marrin përgjigje të shpejta. Mundësia për të folur me dikë -qoftë edhe përmesinternetit – është thelbësore.

Shumë pak vende kanë aktualisht strategji koherente kombëtare. Por ato janë të nevojshme, dhe duhet të përfshijnë publikun, jo vetëm si marrës i vaksinave, por si aktorë në këtë proces. Vaksinat kundër Covid-19janë të rëndësishme, jo vetëm sepse kështu thotë qeveria, por pasi ato kanë kuptim në jetën e njerëzve.

Strategjitë e komunikimit dhe angazhimit duhet të marrin në konsideratë historitë lokale, angazhimin e grupeve ku dihet se ka hezitim, dhe mbështetjen ndaj udhëheqësve lokalë dhe figurave të besuara nga ato komunitete për të krijuar besim.

Në nxitimin tonë shkencor për të zhvilluar, prodhuar dhe shpërndarë sa më shpejt vaksinat, vendet anembanë botës nuk kanë arritur që të informojmë si duhet publikun. Ne duhet të rifillojmë menjëherë këtë proces duke e vënë besimin tek vaksina në zemër të përpjekjeve tona globale të rimëkëmbjes nga Covid-19. Kjo është një krizë globale me nivele të shumëfishta.

Shënim: Heidi J.Larson, drejtoreshë e Projektit të Besimit të Vaksinave në Shkollën e Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër. / NYT – Bota.al

Previous Post

SHBA-ja, Britania dhe Kanadaja të bashkuar kundër abuzimeve të Kinës ndaj ujgurëve

Next Post

SHBA duhet ta ndihmojë BE-në, përpara se këtë ta bëjë Kina

albnews

albnews

Related Posts

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë
Bota

Ish-boksieri ftesë Trump: Eja qëndro një javë në shtëpinë time, atëherë do e kuptosh se ç’po ndodh në Ukrainë

9 June, 2025
Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët
Bota

Frikë nga Rusia, Superfuqia e Europës plan miliarda eurosh për të rinovuar bunkerët

9 June, 2025
Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë
Bota

Merz i Gjermanisë thotë se disa ligjvënës amerikanë ‘nuk kanë ide’ për shkallën e riarmatimit të Rusisë

7 June, 2025
Next Post
SHBA duhet ta ndihmojë BE-në, përpara se këtë ta bëjë Kina

SHBA duhet ta ndihmojë BE-në, përpara se këtë ta bëjë Kina

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

Tragjike në Angli! Zjarri në një banesë i merr jetën vajzës 9-vjeçare dhe babait të saj, e motra në gjendje kritike

9 June, 2025
E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

E kryer, Manchester City arrin marrëveshje me Rayan Cherki

9 June, 2025

Sfida në Tiranë – Federata serbe: Armando Duka na priti shumë mirë, tifozët shqiptarë një njollë e madhe. Lojtarët u kërcënuan. Deklaratat e trajnerit? I keni përkthyer gabim

9 June, 2025
Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

Pas Tiranës, KAS vendos të rinumërojë votat edhe në qarkun e Fierit

9 June, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4840 shares
    Share 1936 Tweet 1210
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2444 shares
    Share 978 Tweet 611
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1897 shares
    Share 759 Tweet 474
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1827 shares
    Share 731 Tweet 457
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1708 shares
    Share 683 Tweet 427
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM