Ndërsa na ndan një muaj nga zgjedhjet e 25 prilli, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka postuar në instagram dështimin e radhës të qeverisë Rama sipas tij.
“Si renditet Shqipëria për nga kapacitetet për të menaxhuar sigurinë ushqimore në krahasim me vendet e Evropës?”
“Përgjigjja, e fundit në Evropë sipas bankës Botërore,” ka shkruar Basha në Instastory.
Partia Demokratike do të çelë zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit ditën e sotme në sheshin “Nënë Tereza.”