Sonte në moshën 46 vjeçare ka ndërruar jetë Luran Ahmeti, aktor i njohur në Maqedoni dhe më gjërë.
Ahmeti ka qenë i njohur për rolet e tij në filma dhe seriale në Turqi, Evropë dhe në shumë vende tjera. Në Kosovë ka qenë i njohur me rolin e “Profesorit” te seriali “O sa mirë”.
I ndjeri është djali i publicistit Xhabir Ahmeti. Pas vetes ka lënë dy prindërit, vajzën e vogël, motrën dhe bashkëshorten e tij.
Ahmeti ka qenë i shtrirë në repartin intensiv të Shkupit, si pasojë e infektimit me COVID-19.