Qeveria shtyn deri me 30 prill vlefshmërinë e mjeteve të identifikimit të cilat skadojnë deri me 25 prill, datë kur do të zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Vendimi i marrë sot nga Këshilli i Ministrave vjen si propozim i Ministrisë së Brendshme.
Kjo e fundit kishte marrë kërkesa për këtë vendim nga KQZ, presidenti Meta dhe opozita e bashkuar.
Sipas informacioneve zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile janë në total 1,062,000 shtetas të cilët rrezikonin të mos votojnë në datën 25 Prill 2021 për shkak së dokumenti i tyre i identifikimit ka skaduar apo skadon deri ditën e zgjedhjeve.