Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar ditën e sotme takime me qytetarë dhe biznese në njësinë 8, në Tiranë.
Ai dëgjoi nga afër problematikat e qytetarëve të cilat janë shtuar për shkak të pandemisë dhe harresës së qeverisë. Rënia e konsumit, largimi i njerëzve, pamundësia ekonomike dhe problemet e ish-pronarëve ishin shqetësimet që u drejtuan nga qytetarët.
“Qytetari: Na shpronësoi dy-tri herë! Përveç kësaj, megjithëse përcaktoi vizën e blertë, në asnjë moment nuk iu referua vijës së blertë, edhe vlerësimi i pronës që bëri është brenda vijës së blertë por si tokë fshati.”
Lulzim Basha: E vetmja gjë që keni nevojë për të hedhur këtë hap përfundimtar për të qenë si një europian është një qeveri që mendon për ju dhe j’ua bën më të lehtë, më të mundur arsimimin cilësor dhe punësimin. Dhe ky është misioni kryesor i qeverisë që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 Prillit. Mesazhi kryesor që kam për ju dhe që dua ta shpërndajmë kudo është që asnjë i ri nuk do të mbetet mënjanë, asnjë i ri nuk do të shohë më largimin si shpresa e vetme se Shqipëria i ka mundësitë e jashtëzakonshme t’ju akomodojë, t’ju bëjë krenarë siç e bëni ju Shqipërinë krenare.
Konsumi ka rënë, bojlerët janë në minimum, aftësia e familjeve për të siguruar bukën e gojës dhe ushqimet bazë kurrë nuk ka qenë më e dobët dhe kjo është një nga arsyet kryesore pse ndryshimi është urgjent, sepse një vend me pasuri të jashtëzakonshme, një qytet me një pasuri dhe një bujari legjendare nuk mund të pranojë që për shkak të keqqeverisjes të shkojnë me lista dhe me varfëri, si kurrë më parë në 2021. Ka 8 vite që taksat vetëm rriten, ka 8 vite që faturat vetëm rriten, ka 8 vite që qytetari nuk dëgjohet, në veçanti qytetari i Tiranës nuk dëgjohet për asgjë.
Basha shtoi se për pronarët dhe me pronarët, PD ka hartuar një plan që fillon me shfuqizimin e ligjit të shpronësimit të dytë. “Ai është ligji i shpronësimit të dytë” u shpreh Basha.