Kryetari i PD-së Lulzim Basha ishte paraditen e sotme në takime me qytetarë e tregtarë në Laprakë, Njësia 11 në Tiranë.
Basha u takua me qytetarë dhe tregtarë të cilët i uruan mirëseardhjen dhe thanë se kërkojnë ndryshimin më 25 prill.
Ndërkohë Basha u premtoi se do të bëjë gjithçka për t’i ndihmuar dhe nuk do i zhgënjejë.
Basha tha se PD i ka planet dhe vizionet për të bërë ndryshimin që shqiptarët e kërkojnë.
Qytetari: Gjithë Shqipëria e do ndryshimin.
Lulzim Basha: Le ta kthejmë në votë.
Tregtari pret Bashën në dyqanin e tij dhe duke i uruar mirëseardhjen i thotë: Me këmbë të marë të na heqësh këtë virusin e gjatë. Presim me 25 prill, o do e mbyllim ose do e hapim
Lulzim Basha:Shqipëria ka shumë pasuri, por i kanë zënë 2- 3 veta. Nuk do ju zhgënjej. Askënd, veçanërisht rininë. Ata do largohen me votën e popullit dhe Shqipëria do çlirohet përfundimisht.
Basha u prit dhe me entuziazëm nga të rinj të forumit të Partisë Demokratike por dhe mbështetës të tjerë të cilëve u la dhe një porosi: “Mos lini derë pa trokitur deri më 25 prill. Janë me mijëra socialistë të zhgënjyer që duan një rrugë shpëtimi. Tia tregojmë këtë rrugë që 25 prilli të jetë referendum kundër së keqes”