Sot është mbajtur Kuvendi zgjedhor i Sindikatës së Pavarur të Juridikaturës së Kosovës (SPJK), ku kryetar është zgjedhur, Bahri Jashari.
Në garë ishin tre kandidatë, ku Florim Hasani mori 4 vota, Hajzer Behrami 10 vota dhe Bahri Jashari doli më i votuari me 12 vota, ka njoftuar për Albuk Tv anëtarja e kësaj sindikate, Kadishe Shabani.
“Më 27.03.2021 u mbajt Kuvendi zgjedhor i SPJK-së dhe kryetar i Sindikatës së Pavarur të Judikaturës së Kosovës u zgjodh Bahri Jashari, punëtor në Gjykatën Themelore të Ferizajt. Të priftë e mbara kryetar”, ka shkruar Shabani.