Goli i mohuar i Ronaldos në ndeshjen mes Serbisë dhe Portugalisë, e vlefshme për kualifikimet e Botërorit “Katari 2022”, është bërë virale.
Ani pse topi kaloi vijën, gjyqtari holandez Danny Makkelie vendosi të mos akordonte golin e rregullt, pasi në këto ndeshje mungon teknologjia e VAR-it dhe ajo e golit.
Pas ndeshjes, selektori i Kombëtares së Portugalisë, Fernando Santos, zbuloi se Makkelie e ftoi atë në kabinën e gjyqtarëve për t’i kërkuar falje.
“Gjyqtari na kërkoi falje në kabinë dhe tha se ndihet i turpëruar”, u shpreh Santos.
Goli i mohuar ia humbi tre pikë kombëtares iberike, pasi takimi përfundoi baras 2:2.