Përzgjedhësi i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, ka thënë se lojtarët e Shqipërisë e kanë vënë në vështirësi skuadrën e tij. Ai ka thënë madje se loja do të kishte rrjedhë tjetër nëse Shqipëria do të realizonte gol në fillim.
“Ishte vështirë. Skuadra e Shqipërisë ishte e organizuar mirë. Patëm shanse në fillim të ndeshjes dhe nëse do të ishim në disavantazh, mund të kishte rrjedhë tjetër. Pas minutës së 25-t, nisëm të luanim më mirë. Ishte ndeshje e vështirë, por Shqipëria luftoi deri në fund”, tha Southgate.
Ai tutje foli edhe për lojtarët e Shqipërisë në veçanti për dy mesfushorët e qendrës.
“Mendoj se Shqipëria po përmirësohet vazhdimisht. Lojtarët po luajnë, kanë shpirtin e skuadrës. Ishte ndeshje e vështirë por jam i lumtur me fitoren. Nuk i pash lojtarët individualisht, por dy lojtarët qendror në mesfushë e qarkullonin mirë topin dhe patën ndërhyrje të forta. Ishte ndeshje e luftuar”, përfundoi Southgate.