Del foto e momentit kur Arjan Sala, vrapon për të shpëtuar kolegët e tij.
Me bombolë në dorë, Sala është kapur nga kamerat e sigurisë së qendrës tregtare “Casa Italia”, teksa vrapon për të hyrë në magazinën e përfshirë nga flakët.
Sala nuk shihet se mban ndonjë maskë të vendosur apo veshje speciale, në mënyrë që të mos prekej nga zjarri.
Sot, Arjan Sala është shpallur “Dëshmor i Atdheut”, dhe titulli po u jepet familjarëve të tij nga kryeministri Edi Rama.
Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë dot më.