Sergio Canales, ish lojtari i Real Madridit, i ftuar për ndeshjet e marsit nga Luis Enrique, beson se Spanja do ta ketë të vështirë kundër Kosovës.
Ai doli në konferencë për media dhe në mesin e shumë pyetjeve për të ardhmen e Spanjës, dhe mundësinë për të triumfuar në Euro 2020, që do të mbahet këtë vit, Canales natyrisht që foli edhe për sfidën me ‘Dardanët’.
Duke folur për ndeshjen me Kosovën, Canales u përgjigj: “Në ditët e sotme, është e vështirë ta mposhtësh çdo kundërshtar“.
“Duhet të jemi të përgatitur ndaj çdo situate, por ekipi i ka idetë e qarta se si t’i qaset këtyre ndeshjeve“.
“Unë e shoh grupin me të njëjtin entuziazëm si kundër Gjermanisë dhe kjo më jep besim përballë Kosovës“.