Xiao Zhen Xie, 75 vjeç e cila u sulmua në rrugë, ka marrë rreth 1 milion dollarë të dhuruar për faturat e saj mjekësore.
Xiao Xiaozhen po priste të kalonte një rrugë në qendër të San Franciskos kur një burrë e goditi me grusht më 17 mars.
Xiao pësoi të nxira në dy sytë e saj, dorë të enjtur dhe çrregullim post traumatik që e frikësoi për të dalë jashtë shtëpisë së saj, sipas një faqeje në GoFundMe.
GoFundMe grumbulloi më shumë se 930,000 dollarë brenda një jave nga sulmi. Qëllimi fillestar ishte 50,000 dollarë.
Tani familja e saj thotë se Xie dëshiron që paratë të shkojnë në komunitetin aziatiko-amerikan për të luftuar racizmin, duke thënë se çështja është më e madhe se ajo, sipas faqes GoFundMe.
Faqja gjithashtu thotë se shëndeti mendor dhe fizik i Xie është përmirësuar. Tani ajo mund të hapë syrin e saj të dëmtuar dhe është “në gjendje më të mirë shpirtërore”.