ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë 2 hours ago
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë 2 hours ago
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste 2 hours ago
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën 2 hours ago
Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane 3 hours ago
Next
Prev
Home Kosova

Haradinaj i thotë ministres norvegjeze: Marrëveshje finale me Serbinë vetëm në kufijtë aktualë

albnews by albnews
25 June, 2019
in Kosova
0
Haradinaj i thotë ministres norvegjeze: Marrëveshje finale me Serbinë vetëm në kufijtë aktualë
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot ministren e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Soreide, me të cilën kanë diskutuar rreth dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe gjetjes së një zgjidhjeje finale.

Haradinaj ia ka përsëritur diplomates norvegjeze, se marrëveshja finale ndërmjet dy shteteve mund të bëhet vetëm në kufijtë ekzistues dhe që do të dërgonte në njohje reciproke ndërmjet dy shteteve.

RelatedPosts

Kosova nuk mund të fajësohet për dështimet e politikës së jashtme amerikane

Kupchan: Frustrimi i grumbulluar i SHBA-së me Kurtin çoi në pezullimin e Dialogut

Zgjedhjet lokale në Kosovë, nis zyrtarisht fushata elektorale

Ndërkohë, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë,  Søreide, i ka shprehur Haradinajt mbështetjen e shtetit norvegjez për Kosovën në rrugën e integrimit euroatlantik dhe fushave të tjera.

“Kryeministri Haradinaj, po ashtu, theksoi se Kosova është e përkushtuar për një dialog të kornizuar dhe përmbajtësor me Serbinë që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, në kufijtë ekzistues dhe me njohje reciproke mes dyja vendeve”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Haradinaj e kishte falënderuar atë për mbështetjen e vazhdueshme të Kosovës në proceset e shtetndërtimit, duke thënë se Qeveria është e përkushtuar për fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale, bashkëpunimin në fushën e sigurisë, ekonomisë, edukimit dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët.

“Norvegjia ka ndihmuar në avancimin dhe zhvillimin demokratik të shumë proceseve në Kosovë dhe për këtë u jemi mirënjohës”, tha kryeministri Haradinaj, duke kërkuar mbështetjen e mëtejme të Norvegjisë në procesin e konsolidimit të subjektivitetit ndërkombëtarë të vendit.

Ndërkaq, ministrja e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, Ine Marie Eriksen Søreide, shprehu gatishmërinë e Norvegjisë për mbështetjen e Kosovës në procesin e integrimeve euroatlantike dhe proceset tjera.

Ministrja norvegjeze ka takuar edhe krerë të tjerë të institucioneve. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

Pistat më të pazakonta të aeroporteve në botë

13 September, 2025
Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

Operacioni “Roja Lindore”, NATO vendos pajisje në kufi me Rusinë dhe Bjellorusinë

13 September, 2025
Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

Ekipi i Starmer është ‘futur në bunker’ që nga riorganizimi i kabinetit, thotë deputeti i Partisë Laburiste

13 September, 2025
Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

Bashkëshortja e Charlie Kirk u drejtohet “përgjegjësve” për atentatin: Nuk e keni idenë çfarë force të papërmbajtshme keni lëshuar në mbarë botën

13 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result