Temperaturat mund të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në Gjermani, pasi vala e nxehtësisë me nofkën ”Ulla” po përshkon gjithë vendin, sipas shërbimit gjerman të motit DWD.
Meteorologia e DWD-së, Sabine Krueger tha se rajonet e vetme që u kursyen nga nxehtësia ekstreme ishin përgjatë Detit të Veriut, ku temperaturat do të mbeten në 29 gradë Celsius.
Sipas Krueger, temperaturat në rajonin e Frankfurtit shënuan 39 gradë dhe në disa vende tejkalonin edhe 40 gradë.
”Temperatura më e lartë në Gjermani u shënua më 7 gusht 2015, në qytetin bavarez të Kitzingenit me 40,3 gradë Celsius”, sipas DWD-së.
Gjermania nuk është vendi i vetëm në Europë me këtë valë ekstreme.
Në pjesë të Francës, zyrtarët paralajmëruan për ditën e nesërme se temperaturat do të tejkalonin 40 gradë Celsius.