• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Saturday, May 10, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Sports
Pas humbjes së Gjermanisë nga Maqedonia, kërkohet largimi i menjëhershëm i Loewit

Pas humbjes së Gjermanisë nga Maqedonia, kërkohet largimi i menjëhershëm i Loewit

by albnews
2 April, 2021
in Sports
0
2
VIEWS

Humbja e kampiones së katërfishtë të botës, Gjermanisë, nga Maqedonia e Veriut, shkaktoi thirrje masive të enjten për largimin e menjëhershëm të përzgjedhësit Joachim Loew, në vend që për ndarje të pritet deri pas Kampionatit Evropian të kësaj vere.

Goran Pandev e kaloi Maqedoninë e Veriut në epërsi në ndeshjen kualifikuese për kampionatin botëror “Katari 2022” të mërkurën mbrëma, pak para përfundimit të pjesëlojës së parë. Ilkay Guendogan barazoi për Gjermaninë nga penalltia, por ishte mesfushori Eljif Elmas që shënoi në fund të ndeshjes golin e fitores për Maqedoninë e Veriut. Ndeshja në Duisburg përfundoi me triumfin e Maqedonisë së Veriut (2:1) dhe shkaktoi zemërim të madh te gjermanët.

Loew, i cili e udhëhoqi Gjermaninë drejt titullit të botës në vitin 2014, ka pasur një varg rezultatesh të dobëta pothuajse që atëherë. Ai njoftoi muajin e shkuar se do të largohet nga posti i përzgjedhësit pas përfundimit të “Euro 2020”.

Mirëpo humbja e fundit ka bërë që të kërkohet largimi i menjëhershëm i Loewit, i cili është në krye të Gjermanisë prej vitit 2006. “Bild”, gazeta më e lexuar e Gjermanisë, tha se vendimi i Loewit duhet të ndryshohet pas humbjes nga përfaqësuesja që renditet e 65-ta në ranglistën botërore të FIFA-s.

“Ka mbaruar Jogi”, shkruan në titull të artikullit të “Bild” ku kërkohet ndarja me selektorin. “Magjia që Loew nxori gjatë Kupës së Botës (2014) për fat të keq është zhdukur. Arritjet e tij për futbollin gjerman nuk mund të vihen në dyshim, por koha e tij ka kaluar”.

Loew është përpjekur të krijojë një ekip të ri pa yje, veteranë, të tillë si sulmuesi Thomas Mueller dhe qendërmbrojtësi Jerome Boateng, të cilët i largoi pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë në kampionatin botëror “Rusia 2018”. Revista “Kicker” shkroi se projekti i rindërtimit të ekipit nuk po funksionon.

“Ky ekip kombëtar gjerman i sapoformuar po kërkon akoma drejtim dhe po përpiqet të gjejë rrugën e vet … si në këmbët ashtu edhe në kokat e lojtarëve”, shkruhej në artikull. Sipas “Kicker”, shpjegimi i Loewit se lojtarët e tij ishin të lodhur, thjesht nuk mund të arsyetohet në asnjë mënyrë. “Ky arsyetim nuk kapërdihet përballë kundërshtarëve të atij niveli”.

Uebfaqja “Sport1” shkroi se ekipi e kishte “çnderuar veten” me humbjen nga Maqedonia e Veriut. Ky medium ishte veçanërisht kritik ndaj sulmuesit të Chelseat, Timo Werner, i cili humbi një rast të artë.

“Disa lojtarë nuk po arrijnë nivelin e tyre të zakonshëm”, shkroi “Sport1.de”.

Paraqitja e dobët e Gjermanisë vetëm do të shtojë kritikat në argumentin që sulmuesi 31-vjeçar, Mueller ka mbetur jashtë ekipit. Kritikët po insistojnë që Mueller patjetër duhet të rikthehet te Gjermania pas formës së mirë që po tregon këtë edicion dhe sezonin e shkuar ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me Bayern Munichun. Mueller po shihet si lojtar i rëndësishëm për Gjermaninë në Kampionatin Evropian duke pasur parasysh faktin se është pjesë e një grupi të vështirë me Portugalinë, Francën e Hungarinë. Kritikat dhe thirrjet më të mëdha erdhën nga Uli Hoeness, kryetar nderi i Bayern Munichu.

“Mueller duhet të jetë në ekip, ai ende mund të shënojë gola dhe ai mund të ndihmojë çdo skuadër në botë që të dalë nga situatat e vështira”, tha Hoeness.

Ndërkohë Loew këmbënguli se ai nuk e ka humbur besimin në ekipin e tij për Kampionatin Evropian dhe u bëri thirrje të gjithë gjermanëve që të qëndrojnë prapa dhe të ofrojnë mbështetje, pavarësisht humbjes nga Maqedonia e Veriut.

“Ne nuk duhet ta humbasim besimin”, tha Loew. “Në ditët dhe javët e ardhshme ne do të kontrollojmë gjithçka edhe një herë”.

Për dallim prej Gjermanisë, në Maqedoninë e Veriut triumfi në Duisburg është vlerësuar historik. Maqedonia e Veriut për herë të parë do të paraqitet në Kampionatin Evropian këtë verë pasi arriti të kualifikohet nëpërmjet plejofit të Ligës së Kombeve në nëntor të vitit të shkuar.

“Ne kurrë nuk e kemi mposhtur një ekip me kaq shumë tituj. Këta djem e kanë bërë krenare Maqedoninë e Veriut”, ishin disa prej fjalëve të përzgjedhësit Igor Angelovski.

Me këtë triumf, Maqedonia e Veriut është e dyta në Grupin J eliminator për kampionatin botëror “Katari 2022” me gjashtë pikë të mbledhura, sa i ka edhe Gjermania në pozitën e tretë. Ndërkohë, Armenia i prin grupit me nëntë pikë.

Në Evropian, Maqedonia e Veriut është pjesë e Grupit C së bashku me Holandën, Ukrainën e Austrinë.

Previous Post

Treni del nga binarët, vdesin së paku 36 persona

Next Post

Policia e Çikagos vret një fëmijë 13 vjeç

albnews

albnews

Related Posts

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia
Albania

VIDEO/ U përplas me shtyllën në mes të rrugës, momenti kur rrëzohen 3 çiklistë në Tiranë në etapën e parë të Giro d’Italia

9 May, 2025
Bayern Munich “arrin marrëveshje” me Florian Wirtz
Sports

Bayern Munich “arrin marrëveshje” me Florian Wirtz

9 May, 2025
PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj
Sports

PSG apo Inter, kampioni i Champions vendoset më 31 maj

8 May, 2025
Next Post
Policia e Çikagos vret një fëmijë 13 vjeç

Policia e Çikagos vret një fëmijë 13 vjeç

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

Më pak se 24 orë nga zgjedhjet, KQZ: Kanë mbërritur mbi 180 mijë zarfe me votat e diasporës

10 May, 2025
“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

“Motra e viktimës plagosi prindërit e Ylber Jakut me sëpatë”- Avokatja e autorit të vrasjes në Has zbulon detajet tronditëse: Policia nuk veproi!

10 May, 2025
“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

“Çfarë është PS?”, e bija publikon intervistën e rrallë të Dritëroit, si përgjigje për deklaratën e Edi Ramës. Reagon ish -drejtori i RTSH

10 May, 2025
Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

Trump emigrantëve të paligjshëm: Rezervoni fluturimin tuaj falas tani

10 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4669 shares
    Share 1868 Tweet 1167
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2377 shares
    Share 951 Tweet 594
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1857 shares
    Share 743 Tweet 464
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1806 shares
    Share 722 Tweet 452
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1693 shares
    Share 677 Tweet 423
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM