Bashkia e Selenicës ka vendosur revokimin e listave të zgjedhësve të publikuara dhe afishuara në qendrat e votimit.
Gjithashtu vendosi të mos lejojë hyrjen e materialeve të procesit zgjedhor në ambientet e Bashkisë.
Vendimi është marrë në zbatim të dekretit të Metës për shfuqizmin e datës së zgjedhjeve.
Më 18 maj Bashkia e Selenicës i kërkoi KQZ me anë të një letre lirimin e ambienteve në pronësi të bashkisë që janë të zëna me materialet e procesit zgjedhor.
Kryetari Përparim Shametaj tha në letër se do vërë në zbatim dekretin e presidentit Ilir Meta dhe theksoi se nëse Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor në Selenicë nuk lirojnë ambientet do ndërhyjë bashkia./Ora News/