Bardhi: Rinia shtyllë kryesore e fushatës dhe e qeverisjes nesër

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi u takua me të rinj, studentë dhe votues për herë të parë, ku ndau me ta pjesë të programit dhe i siguroi për vullnetin që ka për ti bërë ata nesër pjesë të ushtrimit të përgjegjësive.

Bardhi theksoi se, rinia është më e prekura dhe më e zhgënjyera nga këto 8 vite qeverisje.

“Prej fillimit, porosia që i kam lënë ekipit është se dua çdo ditë të kem takim me të rinjtë. E di mirë se pjesa më e zhgënjyer në këto 8 vite keqqeverisje është rinia.

Nëse unë ju pyes sot a doni të jetoni në Shqipëri apo të ikni, jam i sigurt se pjesa dërrmuese do ngrini dorën e do pohoni se doni të largoheni jashtë.

Kjo për faktin se këtu nuk shihni asnjë mundësi. Meritokracia dhe zotësia nuk ka rëndësinë që do duhej të kishte në një vend që ka 30 vite që pretendon se është demokraci funksionale. Zhgënjimi juaj është treguesi më i mprehte i matjes së asaj që ka ofruar qeveria në këto 8 vite”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se pas dy mandateve, një qeveri do të duhej të bënte bilanc, por në mungesë të kësaj, kryeministri aktual vetëm shan opozitën dhe bën propagandë me gjërat që nuk i takojnë atij./ATSH/

Share This Article