ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës 4 hours ago
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe 4 hours ago
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë  4 hours ago
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan  4 hours ago
Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra  4 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Si u përfshi Top Channel në skandalin e Agon Tv, Engjëll Agaçi: Shko të flasësh me Enkelejd Jotin

albnews by albnews
5 April, 2021
in Albania
0
Si u përfshi Top Channel në skandalin e Agon Tv, Engjëll Agaçi: Shko të flasësh me Enkelejd Jotin
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj vendosën të mbyllnin televizionin Agon pasi ishte opozitë, Gjykata e Arbitrazhit ka dënuar Shqipërinë me 110 milionë euro gjobë.

Në mënyrë ekskluzive sot televizioni MCN, ka zbuluar të tjera fakte tronditëse të fushatës së ndërmarrë kundër Agon TV, ku duket se një rol të madh ka pasur edhe Top Channel.

RelatedPosts

Berisha tenton arratisjen nga burgu i Lezhës, liria i zgjat vetëm 500 metra 

Aksident fatal në Tiranë/ Makina përplas motomjetin, ndërron jetë në vend 40-vjeçari 

“Do kërkojmë falje publike”/ PD s’do e ankimojë Avokatin e Popullit në Kushtetuese, Berisha: Le ta gëzojë Rama 

TCH duket se është përmendur nga Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrit Edi Rama, Engjëll Agaçi gjatë një dreke me Francesco Bechettin.

Agaçi i thotë Beçhettit që duhet të shkojë të flasë me Enkelejd Jotin, drejtorin e Përgjithshëm të TCH. Ndërsa biznesmeni italian çuditet nga ky pohim i Agaçit.

Dialogu i zbardhur:

Francesco Beçetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.  

Kronika e televizionit:

Në fillim të vitit 2014, në një restorant të Tiranës, Engjëll Agaçi, sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, ulet të drekojë me Francesco Beçhetin, biznesmenin italian, i cili në atë kohë ishte vënë nga qeveria nën hetim për pastrim parash. Kjo ishte dhe tema kryesore e bisedës mes të dyve.

Francesco Beçetti: Përse qeveria ka nisur hetime për pastrim parash ndaj kompanive të mia?

Engjëll Agaçi: Duhet të flasësh me Enkelejd Jotin, drejtorin e përgjithshëm të Top Channel.

Francesco Becchetti: Përse duhet të flas me z. Joti, i cili nuk është një zyrtar publik, por drejtori i përgjithshëm i një televizioni privat?

Engjëll Agaçi: Nuk është ide e mirë t’i bësh opozitë shtetit.  

Ky dialog i dëshmuar nga biznesmeni italian, Francesco Becchetti, në Uashington, ishte një nga tre provat kryesore që fundosi Shqipërinë në gjykatën e arbirtrazhit ndërkombëtar duke detyruar qytetarët shqiptarë të paguajnë 110 milionë euro gjobë. MCN publikon ekskluzivisht vendimin e gjykatës ICSID, e cila ka e pranuar si të vërtetë dialogun mes Beçhetit dhe Agaçit. Vendimi thotë:

‘Që në fillim të hetimeve për pastrim parash, një përfaqësues i qeverisë i tha zotit Becchetti në mënyrë eksplicite se duhet të fliste me një nga konkurrentët e tij, nëse dëshironte të kuptonte se pse investimet e tij ishin nën hetim, dhe që nuk ishte një ide e mirë t’i bënte opozitë shtetit,’- argumenton Gjykata e Arbitrazhit.

Por ky pasazh i vendimit ngre disa pikëpyetje të mëdha. Së pari, cila ishte arsyeja që sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë, njëkohësisht një nga figurat më të pushtetshme të qeverisë, z. Agaçi, pranon të takohet dhe të drekojë me një biznesmen, i cili ishte vënë nën hetim për pastrim parash nga vetë qeveria? Së dyti, pse avokatura e shtetit dhe studioja ligjore që mbronte Shqipërinë nuk ka tentuar për asnjë moment gjatë gjyqit në arbitrazh që ta mohojë këtë dialog, ose të thërriste zotin Agaçi si dëshmitar në këtë proces me qëllim mohimin e këtyre thënieve për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar?

Kjo e ka nxjerrë gjykatën në përfundimin se goditja e qeverisë ndaj Agon Channel u bë për motive politike dhe për llogari të televizoneve konkurrente, që ishin afër qeverisë. 

‘Hetimet kriminale ndaj kompanive të z. Becchetti u filluan nga një qeveri, e cila ishte e afërt me konkurrentët e tij, operatorët ekzistues të stacioneve televizive, kundër një stacioni që ishte kritik me qeverinë,’- thuhet në vendim.

Edhe në këtë rast qëndrimi i mbrojtjes së shtetit ngre pikpëyetje. Nga tërësia e vendimit rezulton që nga ana e Avokaturës së Shtetit apo studios së huaj nuk është tentuar që të mohohet, kundërshtohet apo të hidhet poshtë lidhja midis qeverisë dhe një media tjetër private në Shqipëri.

Madje personat e përmendur në dëshmi nuk u thirrën fare me cilësinë e dëshmitarit që të shpreheshin apo të pohonin të kundërtën e asaj që pretendonte z.Beçheti.

Gjykata e arbitrazhit duket se e ka patur të lehtë të vendosë së shpronësimi i Agon Channel kishte motive politike. Dhe për këtë kanë ndikuar jo pak deklaratat publike të kryeministrit Edi Rama.

‘Sapo dolën vendimet e konfiskimit, kryeministri Edi Rama deklaroi se lufta e tij ndaj investitorëve si paditësi kishte qenë një sukses dhe shkoi më tej duke kërcënuar gjyqësorin se në një mënyrë apo tjetër ishte i implikuar në shkeljet e këtyre investitorëve’, shkruan gjykata në vendim. 

Sipas trupit gjykues te arbitrazhit, edhe provat mbi të cilat qeveria shqiptare ngriti akuzat kriminale ndaj Becchettit kane qenë me cen, pasi kur iu kërkua që të justifikojë mandatet e arrestit nga Interpol Shqipëria dështoi.

Këto fakte e kanë nxjerrë gjykatën në Uashington shpronësimi i Agon Channel nga qeveria ishte i padrejtë.

‘Të marra së bashku të gjitha çështjet e diskutuara mbështesin fuqishëm përfundimin se vendimi i konfiskimit ishte kulmimi i një fushate politike kundër paditësit’. 

Gjoba prej 110 milionë eurosh që takspaguesit shqiptarë do ti paguajnë biznesmenit italian është fatura më e rëndë e një gjyqi në historinë e Shqipërisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

Momenti kur një dron rus godet anijen turke në portin e Odesës

14 December, 2025
Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

Nuk ndalen protestat/ Qytetarët në Bukuresht dynden në sheshe

14 December, 2025
Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

Mbrojtja Baltike/ Fillon ndërtimi i bunkerëve në Estoni përgjatë kufirit me Rusinë 

14 December, 2025
Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

Sulmet në Siri, Departamenti i Mbrojtes: Bien viktimë një përkthyes dhe dy ushtarë amerikan 

14 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result