Më shumë se tre muaj anglezëve iu desh të privohen restorantet. Ndërkohë në mbarë vendin iu dha fund mbylljes, lokalet atje janë stërmbushur.
Pamje të tilla vijnë këtë të hënë nga Londra derisa në Britaninë e Madhe u lejua hapja për restorantet dhe baret.
Masat e kujdesit të shtuar vazhdojnë të jenë në fuqi.
Me këtë hap të ndërmarrë qeveria në Londër synon t’i japë impuls ekonomisë së goditur rëndë.
Britania e Madhe është vendi i prekur më fort në Europë nga pandemia. Qeveria Johnson akuzohet, se ka reaguar shumë vonë dhe gabimisht ndaj krizës Corona.