Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, në turin e takimeve me qytetarë dhe biznese, është ndalur në njësinë 8 në Tiranë ku ka takuar qytetarë dhe simpatizantë.
“Urime për fushatën! Ju mbështesim dhe shpresojmë të ndryshojnë gjërat”, iu drejtua një qytetar Bashës.
“Ju falënderoj shumë për mbështetjen! Të jeni të sigurt që nuk do ta shpërdorojmë besimin dhe mbështetjen tuaj. Bashkë për ndryshim! Numrin 9 në 25!”, u shpreh Basha
Gjatë takimeve në zonën e Selvisë, Basha takoi socialistë të zhgënjyer nga qeverisja.
“Kemi ardhur nga krahu tjetër. Jemi ardhje e fuqishme se jemi gjithë këta njerëz. Na ka zhgënjyer, na ka shkatërruar, na ka lënë nëpër shtëpia. Dil nga shtëpia thotë se do bëjë kulla”, i tha një qytetar kreut të PD.
“Jeni të mirë se ardhur. Jemi në këtë betejë për të gjithë popullin, për të djathtë dhe të majtë. Do e mundim të keqen”, tha Basha.
“Suksese të ectë mbarë! 14 vjet ia kam dhënë votën, është koha për t’i dhënë drejtim për të shkuar vota ku e ka vendin”, i tha një tjetër qytetar Bashës.
“Faleminderit! Është koha për ndryshim. Të falënderoj nga zemra! Nuk do të zhgënjejmë as ty, asnjë socialist të ndershëm që voton për Shqipërinë”, i tha Basha, qytetarit.
“E paçi faqen e bardhë!”, ia ktheu qytetari.
“Në fund fare besnikërinë e kemi ndaj Shqipërisë”, u shpreh kreu i PD.