Presidenti Meta: 25 prilli referendum kundër mafies së inceneratorëve e plehrave

albnews
By
1 Min Read

Presidenti i vendit Ilir Meta me anë të një postimi në Facebook shprehet se gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020.

Sipas tij, pjesa e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaq realizim të dobët që shkon deri në 9%.

 “Gropat e zeza të inceneratorëve të mafies, i thithën 100 përqind paratë e planifikuara për financim nga taksapaguesit në 2020, ndërkohë që pjesa tjetër e projekteve të menaxhimit të mbetjeve shfaqin realizim të dobët, që shkon deri në 9%.

Prandaj 25 Prilli është referendum popullor kundër mafies së inceneratorëve e plehrave dhe kandidatëve të saj”, shkruan Meta.

Share This Article