Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se rastet me COVID-19 në të gjithë botën po vazhdojnë të rriten me një “shkallë shqetësuese”.
“Globalisht, numri i rasteve të reja në javë është gati dyfishuar gjatë dy muajve të fundit”, ka thënë për gazetarët drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Ai shton se është “shumë i shqetësuar” për rritjen e rasteve me koronavirus në Papua Guinea e Re, duke paralajmëruar se kjo mund të çojë në “një epidemi shumë më të madhe”.
“Papa Guinea e Re është një shembull i përsosur pse drejtësia e vaksinave është kaq e rëndësishme”, vijoi Tedros.
Ai thotë se disa vende që më parë kishin shmangur transmetimin tani janë duke parë rritje të mëdha të infeksioneve.
Tedros kritikoi së fundmi atë që ai e përshkroi si një “çekuilibër tronditës” në shpërndarjen e vaksinave të koronavirusit midis vendeve të pasura dhe të varfra.