Joan Laporta është rikthyer të flasë për Lionel Messin.
Për ‘El Chiringuito’, numri një i Barcelonës tha se është i bindur që Leo dëshiron të vazhdojë të luajë në “Camp Nou”.
Messi është në vitin e fundit të kontratës me Barcelonën, ai vitin e kaluar kërkoi zyrtarisht largimin, por ish presidenti, Josep Maria Bartomeu, nuk e lejoi të largohet.
“Rinovimi i Messit po përparon në mënyrë adekuate”, u shpreh ai.
“Do të bëjë gjithçka që është e mundur, me mundësitë e klubit që Messi të vazhdojë”.
“Unë jam i bindur që ai dëshiron të vazhdojë në Barça”.