Presidenti Ilir Meta mesditën e kësaj të shtune ka bërë thirrje Ramës dhe mazhorancës që të mos e provokojnë.
Kreu i shtetit në rrjetin social Facebook ka postuar një poster ku është ai, ish kryeministri Sali Berisha, Lulzim Basha dhe Monika kryemadhi.
Meta në reagimin e tij thekson se ai nuk është pjesë e garës në zgjedhjet e 25 prillit dhe kërkon që të mos e detyrojnë që të bëhet pjesë pasi pasi do të ngelen pa grup parlamentar.
Gjithashtu ai ka bërë thirrje që të respektojnë Kodin Zgjedhor pasi boll e kanë shkelur dhe nxirë faqen e Shqipërisë.
“Dy foto të pabesueshme nga Gjirokastra, që m’i nisi miku i shtrenjtë i demokracisë shqiptare, Martin Henze.
Asnjë shqetësim për psikopatinë tuaj ZOTI “RILINDAS”, por nëse vërtet e besoni, që unë jam në garë për 25 Prillin, mos më detyroni të hyj vërtet pasi do të mbeteni pa grup parlamentar.
Pale po mora edhe Doktorin e Madh, nuk ka spital, që ju bën derman!
Ndaj respektoni Kodin Zgjedhor dhe boll e tepruat me shkelje se i nxitë faqen Shqipërisë para botës!”, shkruan Meta.