Presidenti i Barcelonës Joan Laporta, ka folur për herë të parë për Superligën e Evropës, pas tërheqjes së disa klubeve.
Ai ka deklaruar për “TV3” se Superliga është e domosdoshme dhe do të ishte tërheqëse.
“Ne duhet të mbajmë një pozitë të matur. Superliga është një domosdoshmëri, por fjala e fundit do të jetë bashkë me partnerët tanë. Do të ishte një garë tërheqëse e bazuar në merita sportive. Ne mbrojmë Ligat kombëtare dhe jemi të hapur për dialog me UEFA. Ne kemi nevojë për më shumë burime për ta bërë futbollin një shfaqje të shkëlqyeshme dhe mendoj se do të ketë një mirëkuptim. Ka pasur presion mbi disa klube, por propozimi është ende i vlefshëm. Ne bëjmë investime shumë të rëndësishme, pagat janë shumë të larta dhe të gjitha këto duhet të merren parasysh”, ka thënë Lapora.
Fillimisht ishin 12 klube të cilat u deklaruan se do të jenë pjesë e Superligës Evropiane, por më pas gjashtë ekipet anglez u tërhoqën shkaku i presionit dhe kundërshtimeve të mëdha.